Liberalizimi i vizave në programin qeveritar, Albin Kurti e gjen një problem që po e pamundëson

  • E.K /
  • 17 May 2021 - 11:59
 Liberalizimi i vizave në programin qeveritar, Albin Kurti e gjen një problem që po e pamundëson

Kryeministri Albin Kurti u është përgjigjur në Kuvend pyetjeve dhe kritikave të opozitës në lidhje me programin qeveritar të miratuar së fundmi.

Kurti tha se liberalizimi i vizave është vënë në programin qeveritar sepse janë plotësuar të gjitha kriteret dhe prapë mungon. Ai tha se “ky dyjëzim i brendshëm vjen për shkak të imazhit të vendit tonë”.

“Liberalizimi i vizave përmendet dy herë, pikërisht për shkak se është çështje e dyjëzuari së brendshmi. Në njërën anë, ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, e në anën tjetër nuk e kemi liberalizimin e vizave. Ky dyjëzim i brendshëm vjen për shkak të imazhit të vendit tonë; për shkak të raportit të progresit, të cilët e cilësojnë vendit tonë si shtet me elemente të kapjes së shtetit, me krim të organizuar e korrupsion të lartë, pa konfiskime të pasurisë së paligjshme, etj”, tha Kurti.

Ai tha se Qeveria e tij duhet ta ndryshojë imazhin e vendit në mënyrë që, siç tha ai, të avansojmë si shtet.

“Kosova nuk duhet të plotësojë asnjë kriter më. Ka bërë krejt çfarë është dashur, mirëpo duhet ta pranojmë që imazhi i vendit tonë nuk është i mirë”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)