Luks i shfrenuar dhe dhoma sekrete, brenda pallateve mbretërore të Britanisë së Madhe

  • E.K /
  • 18 maj 2021 - 14:00
 Luks i shfrenuar dhe dhoma sekrete, brenda pallateve mbretërore të Britanisë së Madhe

Nga dhomat sekrete, orenditë dekadente, llampadanët mbresëlënës dhe piano prej ari, rezidencat mbretërore të Britanisë së Madhe janë padyshim streha të një luksi të shfrenuar.

Pronat kanë qenë gjithmonë shumë private, por është zbuluar se Princi Charles dëshiron t’i hapë ato për publikun kur të jetë mbret.

Padyshim më i famshmi nga të gjitha pallatet, është Pallati Buckingham që ka qenë rezidenca zyrtare në Londër e mbretërve që nga viti 1837. Mbretëresha madje lindi atje Princin Charles dhe Princin Andrew.

Pallati ka 775 dhoma dhe dhjetëra ambiente sekrete, një pishinë të që mendohet se është përdorur nga Princi Ëilliam dhe Kate Middleton për mësimet private të notit të Princit George.

Ekziston edhe kineme gjigante, një zyrë postare dhe një ATM e vendosur në bodrumin e pallatit.

Prona përbëhet nga 19 dhoma shtetërore, 52 dhoma gjumi mbretërore dhe mysafirësh, 188 dhoma gjumi të personelit, 92 zyra dhe 78 tualete të mëdha.

Po ashtu rezidenca njihet për një bodrum vere, që mendohet të jetë i pajisur me një koleksion pijesh alkoolike prej 2 milionë paundësh të shisheve më të mira të cilësisë së mirë.

(Kosova Sopt Online)