“Në Lipjan është e lehtë të bësh jetë…”, edhe Imri Ahmeti me një shaka rreth kokainës së kapur dje

  • E.K /
  • 18 May 2021 - 14:19
 “Në Lipjan është e lehtë të bësh jetë…”, edhe Imri Ahmeti me një shaka rreth kokainës së kapur dje

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka reaguar për herë të parë pas aksionit të Policisë së Kosovës në këtë komunë, ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë.

Ai me ironi ka thënë se në komunën që ai e udhëheq është e lehtë të bësh jetë, por jo edhe të kalosh transit.

Ai ka përgëzuar Policinë dhe akterët e tjerë të përfshirë në këtë aksion.

“Në Lipjan është e lehtë të bësh jetë, por nuk është e lehtë të kalosh transit! ?p.s. I përgëzoj Policinë dhe akterët e tjerë për këtë aksion”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave, të cilët janë ndaluar dje, lidhur me aksionin ku janë sekuestruar 400 kilogramë narkotikë të llojit kokainë. Ata dyshohen për tri vepra penale.

Specialja e ka bërë kërkesën për paraburgim nën dyshimet se të njejtit kanë kryer veprat penale: “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit criminal të organizuar”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit të shtatë personave Prishtinë, 18 maj 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se, sot ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të cilët janë ndaluar më 17 maj 2021, lidhur me aksionin ku janë sekuestruar 400 kg narkotikë të llojit kokainë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

(Kosova Sot Online)