Avokati i njërit prej të arrestuarve në operacionin e kapjes së drogës në Lipjan: Është viktimë

  • A.P /
  • 18 maj 2021 - 21:43
Avokati i njërit prej të arrestuarve në operacionin e kapjes së drogës në Lipjan: Është viktimë

Besnik Berisha, avokati i biznismenit Izet Sheqiri, një nga shtatë të dyshuarit për përfshirje në sasinë prej 400 kilogramësh kokainë të sekuestruar në Lipjan dje, ka thënë se klienti i tij është i pafajshëm dhe është i ndershëm në punën e tij.

Avokati Berisha këto deklarime , duke konsistuar se sasia enorme e drogës, të vendosur në një nga konteinerët e kompanisë McFoods që po sillte mish pule nga Brazili, ishte vënë nga dikush në vendin që po e eksportonte mishin për në Kosovë.

“Unë isha atje në vendje të ngjarjes. Ajo çfarë është e sigurt deri më tani se në mesin e tetë viktimave, është edhe klienti im, një biznesmen i ndërgjegjshëm i cili asnjëherë nuk ka rënë ndesh me ligjin”, ka deklaruar Berisha.

“Se pse ka përfundu në depot e klientit tim është e thejshtë, sepse konteineri që duhej t’i kishte 13 ton mish, ka qenë i destinuar tek ai. Ajo porosi është nisë të mbërrijë aty. Ajo çfarë është e sigurt dhe besoj se nuk mund ta demantojë askush, është se Izet Sheqiri asnjëherë nuk ka pasur lidhje as nuk e ka porositë as nuk ka qenë direkt i përfshirë në asnjë formë”, ka thënë tutje ai.

Drejtori i Antidrogës në Policinë e Kosovës, Bahri Shala, në anën tjetër ka dhënë detaje të tjera lidhur me operacionin e konfiskimit të sasisë së madhe të drogës në Lipjan.

“Kemi filluar prej datës 3 (maj) kur edhe janë vendosur pajisjet. Në Shqipëri ka arritur pas tri ditësh në portin e Durrësit dhe ka qëndru pak më gjatë. Në Kosovë ka hy të shtunën në mëngjes, me 15 maj. Ka pasë siguri kanë qenë dyshime se mund të jetë drogë, kemi supozu se do të mund të vijë dikush ta marrë dhe ta shpërndajë. Kanë qenë kamerat pajisjet 24 orë. Përveç drogës brenda është gjetur edhe mish”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)