Lejoi kontrabandën me barna, arrestohet një oficer doganor dhe një i dyshuar

  • E.K /
  • 19 May 2021 - 10:53
 Lejoi kontrabandën me barna, arrestohet një oficer doganor dhe një i dyshuar

Nga Dogana e Kosovës kanë bërë të ditur se mbrëmë njësit e Doganës kanë gjetur sasi të barnave në një veturë në afërsi të pikë kalimit kufitar dhe sipas doganës, në bazë të dyshimit të arsyeshëm është arrestuar personi dhe zyrtari doganor.   

Në orët e mbrëmjes, zyrtaret doganor pas dyshimeve kanë ndalur një veturë të dyshimtë për kontrabandë të mundshme të barërave. Pas ndalimit të automjetit është gjetur sasi e konsiderueshme e barërave në pjesën e bagazhit.

Sipas Doganës, bazuar në indikacionet e mëtejme, zyrtaret doganor hetues kanë arritur të mësojnë se personi në fjalë posedon edhe një depo të improvizuar private në një parking nëntokësore në Prishtinë.

“Duke vepruar mbi këto indikacione dhe në bashkëpunim dhe udhëheqje të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, zyrtaret doganor kanë hyrë në këtë depo, ku kane gjetur stok të konsiderueshme të barërave ilegale në sasi prej 17, 923 pako, 359 lloje të barnave”.

“Bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyrë ka qenë i përfshirë në lejimin e kontrabandës. Me këtë rast, hetuesit e Doganës pas urdhrit nga Prokurori, kanë arrestuar zyrtarin doganor si dhe personin e dyshimtë, ndërsa barërat ilegale janë sekuestruar të gjitha”.

“Suspendimi i zyrtarit përgjegjës do të bëhet me efekt të menjëhershëm, ndërsa që do te iniciohet hetim mbi përgjegjësinë menaxheriale të mbikëqyrësit të zyrtarit në fjalë”, thuhet nga Dogana e Kosovës.

Nga Dogana e Kosovës kanë deklaruar se sigurojnë publikun se çmojnë lartë shëndetin e qytetarëve te saj, sigurinë e produkteve, sikurse që kërkojnë të luftojnë të gjitha format e keqpërdorimin dhe neglizhencës së detyrës zyrtare.

“Andaj kërkojmë bashkëpunimin e qytetareve, duke i siguruar të gjithë se do të bëjmë gjithçka që identiteti i qytetarëve që bashkëpunojnë të ruhet me kujdes te veçantë. Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative”, thuhet nga Dogana.

(Kosova Sot Online)