Kur pyetet rreth Izraelit, Joe Bideni e mbush gaz veturën dhe largohet

  • E.K /
  • 19 May 2021 - 12:25
Kur pyetet rreth Izraelit, Joe Bideni e mbush gaz veturën dhe largohet

Përderisa po testonte një veturë elektrike në Michigan, presidenti amerikan, Joe Biden, e mbushi veturën me gaz, kur një gazetar i kërkoi që t’i shtronte një pyetje rreth Izraelit.

“Z.President, a mund t’ju bëj një pyetje të shpejtë rreth Izraelit para se ta vazhdoni vozitjen, sepse është shumë me rëndësi” – dëgjohet duke thënë gazetari.

“Jo përderisa nuk del para veturës dhe unë të vazhdoj. Vetëm po ngacmoj. Në rregull, të shkojmë. Je gati”, thotë presidenti amerikan.

Kur gazetarët dhe fotoreporterët fillojnë t’i afrohen veturës, shefi i Shtëpisë së Bardhë e nis atë me shpejtësi dhe largohet.

(Kosova Sot Online)