Një vezë në mbrëmje, një copë kaçkavall në mëngjes, pacienti tregon për ushqimin që po i servohet në QKUK

  • E.K /
  • 19 May 2021 - 12:28
 Një vezë në mbrëmje, një copë kaçkavall në mëngjes, pacienti tregon për ushqimin që po i servohet në QKUK

Pacientë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë shprehur të pakënaqur me ushqimin që po ju servohet atyre.

Një vezë, një copë djathë, një jogurt e disa rriska buke, po vlerësohen të pamjaftueshme për t’u ngopur.

Një pacientë i cili thotë se është i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë, ka dërguar një foto të ushqimit që i është servuar ditën e djeshme në mëngjes dhe në darkë.

Një vezë të zier, dy rriska bukë, djathë e një jogurt, i janë servuar atij në mbrëmje.

Ndërsa, as veza e as jogurti nuk i është servuar atij në mëngjes.

Kujtojmë që për këtë sasi të vogël të ushqimit, nga QKUK kishin thënë se po i ofrojnë pacientëve ushqime që nuk kanë kalori, pasi që trashësia mund të ndikoj negativisht në shëndetin e tyre.

Ndërsa, është thënë se ky ushqim servohet sipas rregullave të përcaktuara nga Universiteti i Harvardit.

(Kosova Sot Online)