Pazari i Zemanit me Vuçiqin: Kërkim falje për bombardimet në këmbim të 100 mijë vaksinave

  • E.K /
  • 20 May 2021 - 12:32
 Pazari i Zemanit me Vuçiqin: Kërkim falje për bombardimet në këmbim të 100 mijë vaksinave

Kryeministri çek, Andrej Babiq ka njoftuar sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia ofroi Republikës Çeke 100,000 doza të vaksinës Pfizer si dhuratë.

“Gjatë takimit tonë privat, presidenti serb më ofroi një dhuratë të pabesueshme, 100,000 doza të vaksinës Pfizer / BioNTech që Serbia është e gatshme të na i japë. Me këtë ne do të jemi në gjendje të përshpejtojmë vaksinimin edhe më shumë. Unë me të vërtetë e vlerësoj atë ofertë. Ajo madje më preku. Faleminderit shumë”, shkroi kryeministri çek në Twitter.

Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman dje i kërkoi falje Serbisë për bombardimet e NATO-s më 1999 që parandaluan gjenocidin në Kosovë, duke vlerësuar se ai akt ishte “gabim” dhe “më keq se krim” dhe kërkoi falje nga populli serb.

“Si burrë, unë do të doja t’i kërkoja popullit serb të na falë”, tha Zeman para gazetarëve pasi e priti në takim presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

(Kosova Sot Online)