Hamasi s’mbushet mend: Do ta mbajmë gishtin në këmbëz

  • E.K /
  • 21 May 2021 - 09:18
 Hamasi s’mbushet mend: Do ta mbajmë gishtin në këmbëz

Një zyrtar i Hamasit ka thënë se Izraeli duhet t’i ndërpresë shkeljet në Jerusalem dhe t’i adresojë dëmtimet nga bombardimi i Gazës pas fillimit të armëpushimit të premten, duke paralajmëruar se grupi i tij ende e ka gishtin në këmbëz.

“Është e vërtetë që beteja përfundon sot, por Netanyahu dhe e tërë bota duhet ta dinë se gishtat tanë janë në këmbëz (të armëve) dhe se ne do të vazhdojmë që t’i rrisim kapacitetet e kësaj mbrojtjeje”, tha Ezzat El-Reshiq, anëtar i byrosë politike të Hamasit.

Ai i tha agjencisë Reuters në Katar se në mesin e kërkesave të Hamasit janë mbrojtja e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalem dhe ndërprerjen e dëbimit të disa palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Jerusalemin Lindor.

Gjatë konfliktit që filloi më 10 maj e që zgjati 11 ditë, në Gaza nga sulmet ajrore të Izraelit u vranë 232 persona,  përfshirë dhjetëra fëmijë, ndërsa nga raketat e militantëve islamikë në Izrael u vranë 12 persona.

“Ajo që vjen pas betejës së ‘Shpatës së Jerusalemit’ nuk është si ajo që ka qenë më përpara, sepse populli palestinez e përkrahu rezistencën dhe e di se rezistenca është ajo që do ta çlirojë tokën e tyre dhe që do t’i mbrojë vendet e tyre të shenjta”, deklaroi zyrtari i lartë i Hamasit.

Hamasi e ka pushtetin në enklavën e Gazës. Ai cilësohet si grup terrorist nga vendet perëndimore dhe nga Izraeli. Besohet se furnizimin me armë dhe raketa e siguron nga Irani. Ky grup ka shtrirje edhe në Liban e Siri.

(Kosova Sot Online)