E shfrytëzuan një grua për punë, prokuroria ndalon dy të mitur për “Trafikim me njerëz”

  • E.K /
  • 21 May 2021 - 12:15
 E shfrytëzuan një grua për punë, prokuroria ndalon dy të mitur për “Trafikim me njerëz”

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka njoftuar se pas një hetimi disa mujor përmes aplikimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me vendim të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, të dyshuarit  N.M., dhe A.M,  nga komuna e Shtimes, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Trafikim me njerëz” nga neni 165 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Lidhur me rastin në fjalë, detaje kanë dhënë edhe nga policia e Kosovës.

“TRAFIKIM ME QENIE NJERËZORE

Shtime, 20.05.2021.Pas një hetimi disa mujore është ekzekutuar urdhëresa e lëshuar nga Gjykata për urdhër në katër lokacione të ndryshme në qytetin e Shtimes ku janë kontrolluar: dy shtëpi banimi, një banesë dhe një kafiteri për shkak te dyshimit të bazuar për veprën penale të lartcekur. Gjatë kontrollit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për veprën penale “Trafikim me Qenie Njerëzore” për shkak se kanë strehuar, shfrytëzuar për punë viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

(Kosova Sot Online)