OVL e UÇK’së ia feston ditëlindjen Nasim Haradinajt

  • E.K /
  • 21 May 2021 - 14:56
 OVL e UÇK’së ia feston ditëlindjen Nasim Haradinajt

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj feston ditëlindjen në qendrën e paraburgimit në Hagë, bashkë me kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe disa bashkëluftëtar tjerë.

Por, OVL e UÇK-së ka zgjedhur që ditëlindjen e tij ta festojë në Prishtinë.

Për nder të tij u pre edhe tortë e u organizua një festë në zyrtar e kësaj organizate.

Gjatë ditës urimet Haradinaj mori edhe nga vajza dhe gruaja e tij, Ariana dhe Gjejlone Haradinaj.

“Urime ditlindja heroi im, Te dua pa kufi”, ka shkruar Ariana duke ia bashkangjitur postimit edhe dy fotografi me babanë e saj.

(Kosova Sot Online)