Ngjarjet që do të zhvillohen sot në Kosovë

  • S.A /
  • 22 May 2021 - 08:18
Ngjarjet që do të zhvillohen sot në Kosovë

Sot në Kosovë, ditë e shtunë, janë paraparë një varg ngjarjesh.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitete me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit. (Parku “Gërmia” në Prishtinë, ora 10:00).

Me rastin e 22 vjetorit të masakrës së 22 majit 1999 në Vushtrri, nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, do të mbahen homazhe. (Varrezat e Martirëve të Lirisë, ora 11:00).

Aktivistët e OJQ “Unë jam Zani yt”, protestojnë me monton “Thuani emrat e përdhunuesve dhe ngacmuesve seksual”. (Sheshi “Isa Boletini”, Mitrovicë, ora 12:00).

Bëhet zbulimi i Lapidarit në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të Masakrës së Dubravës. (Burgu i Dubravës, ora 12:00).

Auto Klubi Eurogoma RT në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës organizojnë garën automobilistike Drage Race1. (Sllatinë, ora 13:00).

(Kosova Sot Online )