Arrestohet ferizajasi i dyshuar për dhunimin e një gruaje

  • S.A /
  • 22 May 2021 - 09:05
Arrestohet ferizajasi i dyshuar për dhunimin e një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në rrugën “Salih Çeka”, i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

 

“Rr. Salih Çeka, Ferizaj 19.05.2021 – 10:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 21.05.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )