Eksperti i ekonomisë ka një mesazh të fuqishëm për Qeverinë

Eksperti i ekonomisë ka një mesazh të fuqishëm për Qeverinë
Eksperti i ekonomisë ka një mesazh të fuqishëm për Qeverinë

Dardan Grapci

  • 21 May 2021 - 18:13

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinore dhe Infrastrukturës duhet që  urgjentisht ta krijon një pako emergjente nëse rrugët e Kosovës bllokohen nga gjatë verës dhe dëmtohen  nga  vërshimet, kurse në vjeshtën e vonë apo befasinë e hershme, mbase edhe në befasinë e vonuar të dimrit, nga bora e madhe në të ardhmen,  ku jeta e qytetarëve mund të rrezikohet. 

Është mirë që Qeverie po mundohet ta kursen buxhetin aty ku mundë të kursehet, mirë që është anuluar ky tenderi në vlerë 44 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë se zonës verë - dimër  deri në vitin 2024, mirëpo shtrohet pyetja çka në qoftë se gjatë verës kemi dëmtime të rrugëve nga vërshimet e fatkeqësi të ndryshme natyrore, dhe  kompanitë e mirëmbajtjes nuk paguhen sepse nuk ka  kontrata aktive me to, nuk ka ndonjë tender afatgjatë të  kujdesit dhe  mirëmbajtjes,  atëherë si do të jenë rrugët e Kosovës në të ardhmen? Shpresoj që Qeveria e re e Kosovës e ka ndonjë plan për këtë, sepse nëse nuk gjendet një zgjidhje atëherë kam frikë që rrugët e Kosovës do të mbesin në kaos gjatë  verës,  e sidomos në dimër, nëse tenderi do jetë i vonuar, kontrata sezonale afatshkurtër,   duke e ditur që dimrit kemi borë dhe akull, ku mundësit nga mos mirëmbajtja e rrugëve mund të qojnë  deri në aksidente fatale apo në ndonjë aksident ekstrem. MPB-ja ka bërë mirë që e ka anuluar tenderin për furnizime me dokumente personale në vlerë prej 21 milionë eurove, sepse edhe në të kaluarën kemi qenë vetë dëshmitar ku qeveritarët  kanë abuzuar dhe i kanë keqpërdor këto fonde. Prandaj ky veprim nga MPB-ja është  i mirëpritur dhe nuk duhet të ndalet me kaq, por tani ajo çka duhet të ndodhë është të kërkohen personat të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë tender, për shkak se nëse nuk marrin masa ndëshkuese kundër këtyre deputetëve dhe individëve të cilët kanë bërë marrëveshje mafio-oligarkët që të abuzojnë me paranë publike, atëherë këta mund të arratisen nga vendi apo ti fshehin faktet gjë që e cila ndodhë shpesh në Kosovë. Prandaj që të mos të përsëritet me ky fenomen, kërkoj nga MPB-ja që mos të dorëzohen derisa personat të cilët janë fajtor të shkojnë prapa grilave.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".