Vdes foshnja gjatë lindjes, arrestohet mjeku nga Gjilani

  • S.A /
  • 22 May 2021 - 09:08
Vdes foshnja gjatë lindjes, arrestohet mjeku nga Gjilani

Një grua nga Gjilani ka raportuar në Polici se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, foshnja e saj ka vdekur.

Për këtë rast, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një doktor.

“Spitali Rajonal Gjilan 21.05.2021 – 19:00. Viktima femër  kosovare ka informuar se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, foshnja e saj ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar (doktor) dhe është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

(Kosova  Sot Online )