56 vjeçari bie në kontakt me korentin, rëzohet në depon me ujë dhe ndërron jetë

  • E.K /
  • 24 May 2021 - 11:27
56 vjeçari bie në kontakt me korentin, rëzohet në depon me ujë dhe ndërron jetë

Një 56 vjeçar nga Lazarati ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Raportohet se ka ndërruar jetë shtetasi i identifikuar si Artan Pollo.

Viktima ka qenë duke montuar një gjenerator në një depo me ujë që kishte pranë shtëpisë, kur ka rënë në kontakt me korentin me të cilin po punonte. Pollo me pas ka rënë brenda në depo.

Nuk dihet nëse 56 vjeçarit i ka ardhur vdekja nga kontakti me energjinë elektrike apo është mbytur kur ka rënë në depon me ujë. Pritet njoftimi zyrtar i Policisë për rastin.

(Kosova Sot Online)