Policia jep detaje për përplasjen e djeshme në Kamenicë, një person është arrestuar

  • E.K /
  • 24 May 2021 - 12:46
 Policia jep detaje për përplasjen e djeshme në Kamenicë, një person është arrestuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje kanë arrestuar një person gjatë përplasjes në Kamenicë.

Sipas policisë, banorët e një fshati të Kamenicës kanë bllokuar hyrjen e shkollës dhe kanë gjuajtur me vezë e gjësende në drejtim të zyrtarëve komunale, andaj është intervenuar nga policia dhe është arrestuar një person.

“Është raportuar se disa banorë të një fshati kanë bllokuar hyrjen e shkollës  si dhe kanë gjuajtur me vezë dhe gjësende në drejtim të zyrtarëve Komunal dhe për këtë është intervenuar nga zyrtarët e rendit dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar dhe procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)