Qeveria i jep leje zyrtarit të lartë të Beogradit që të hyjë në Kosovë

  • A.P /
  • 24 May 2021 - 15:45
Qeveria i jep leje zyrtarit të lartë të Beogradit që të hyjë në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është duke qëndruar në Kosovë, përkatësisht në Komunën e Leposaviqit. Për vizitën e zhvilluar në Republikën e Kosovës, Petkoviq paraprakisht ka marrë leje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Lajmin se Petkoviq ka marrë leje për të hyrë në Kosovë e ka konfrmuar MPJD.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në konsultim me institucionet tjera përgjegjëse, i ka dhënë leje zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Petkoviq do të qëndrojë dy ditë në Kosovë, përkatësisht më 24 dhe 25 maj.


(Kosova Sot Online)