Drenas: Policia arreston 3 vajza të mitura pasi rrahën dhe incizuan me telefon një të mitur

  • E.K /
  • 25 May 2021 - 11:08
Drenas: Policia arreston 3 vajza të mitura pasi rrahën dhe incizuan me telefon një të mitur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur dje se 3 të mitura nga Gllogovci janë arrestuar dhe janë dërguar ditën e djeshme në mbajtje.

Kjo pasi sipas policisë, ato në bashkëveprim kanë rrahur një të mitur.

Po ashtu, të dyshuarat thuhet se edhe e kanë incizuar me telefon viktimën.

“Gllogovc, 24.05.2021-10:22. Raportohet se janë arrestuar tri femra të mitura kosovare pasi që të njëjtat në bashkëveprim kanë rrahur dhe incizuar me telefon viktimën e mitur kosovare. Pas intervistimit në prezencë të punëtorit social dhe avokatit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)