Gërvalla: Ambasadorët dhe konsujt e shkarkuar do të punojnë deri në muajin gusht

  • E.K /
  • 25 May 2021 - 11:12
 Gërvalla: Ambasadorët dhe konsujt e shkarkuar do të punojnë deri në muajin gusht

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka paralajmëruar shkarkime të tjera në vendet ku Kosova ka ambasada dhe konsullata. Megjithatë, Gërvalla tha se një gjë e tillë do të ndodhë pas emërimit të të rinjve në ambasadat dhe konsullatat ku ka pasur shkarkime së fundmi.

Më tutje ajo tha se në muajin gusht pritet që të emërohen 13 ambasadorë dhe konsuj e rinj.

“Shkarkimi i 13 Ambasadorëve në të njëjtën kohë dhe afati që u është dhënë atyre  që deri me 230 gusht t’I ushtrojnë funksionet e tyre që mos ë krijohet një vakum në institucionet jashtë Kosovës e pamundëson marrjen e masave radikale në shkarkime edhe më të mëdha”, ka thënë Gërvalla në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Më tutje Gërvalla tha se përmes këtyre vendimeve po mundohen që të vendosin ligjshmërinë në ambasada dhe në konsullatat e Kosovës në botë.

“Ne po përpiqemi që të vendosim ligjshmërinë lidhur me ekuilibrin që duhet të vendoset me ambasadorët politik. Ne do t’I emërojmë ambasadorët e rinj. Do t’I sjellim emrat e tyre në Parlament, do të kërkojmë akreditimin e tyre dhe tek kur jemi të sigurt që e kemi mbushur një zbrazëtirë do ta hapim një tjetër”, deklaroi ai.  

Ndër të tjera Gërvalla përmendi edhe mungesën e ambasadës në Japoni dhe mungesën e ambasadorit për dy vjet e gjysmë në Britaninë e Madhe.

“Hapi I parë është shkarkimi I ambasadorëve politik. E dyta emërimin e të rinjve. E kemi parë që në Britaninë e Madhe që dy vjet e gjysmë nuk kemi ambasadorë. Edhe me Japoninë mungesën e ambasadorit e shohin si ofendim”., ka deklaruar më tutje ajo.

(Kosova Sot Online)