Gërvalla: Vetëm një zonjë e kemi në zyrën e IT-së, të gjithë të tjerët janë bërë diplomatë

  • E.K /
  • 25 May 2021 - 11:25
 Gërvalla: Vetëm një zonjë e kemi në zyrën e IT-së, të gjithë të tjerët janë bërë diplomatë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në raportimin e saj në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka thënë se në Ministri ka gjetur shkelje të kritereve. Ajo ka thënë se në zyrën e IT-së është vetëm një zonjë që kujdeset për sistemin pasi të tjerët janë bërë diplomatë.

“Në ministri ka pasur gradime të parregullta, ka pasur shkelje të kritereve për dërgim të personelit që shërben jashtë vendit, në MPJ vetëm një zonjë kemi në zyrën e IT-së sepse të gjithë të tjerët kanë shkuar diplomatë dhe ajo zonja kujdeset për 170 kompjuterë në MPJ dhe mbi 170 të tjerë jashtë nëpër ambasada. Shqetësimi kryesor kur vi në punë në mëngjes është ku është Afërdita sepse nëse Afërdita sëmuret neve na bie sistemi komplet”, tha Gërvalla.

Ajo poashtu tha se në Ministri ka njerëz profesionalë por që zakonisht kanë grada të ulëta.

“Megjithatë në atë ministri ka njerëz që me profesionalitetin të mbledhur gjatë viteve mund t’i shërbejnë vendit, por që njerëzit e tillë zakonisht i kemi me grada të ulëta në Ministri, ndërsa njerëzit që janë graduar shpejt përbëjnë problem”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)