“A i dinë procedurat dhe afatet”, deputetja e PDK-së përplaset me ministren Gërvalla

  • E.K /
  • 25 May 2021 - 11:40
 “A i dinë procedurat dhe afatet”, deputetja e PDK-së përplaset me ministren  Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gonika Gërvalla-Schwzrz dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu –Shoshi, janë përplasur sot në Komision për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Derisa ministrja po fliste për emërimin e ambasadorëve dhe konsujve dhe për postimin skandaloz të MPJ-së, në “Twitter”, Shoshi i tha Gërvalles se postimi më mirë do të kishte qenë që të bëhet në gjuhën shqipe, teksa për shkarkimin e ambasadorëve politike, deputetja e PDK-së tha se më mirë do të kishte qenë që të mos shkarkohen përnjëherë.

“Sa I përket postimit më mirë është tra bëni në gjuhën shqipe sesa në gjuhën angleze. Në gjuhën shqipe besoj që do të kuptohej shumë më mirë. Poashtu sa i përket ambasadorëve politikë, unë mendoj që nuk keni pasur arsye që edhe këta 13 të mos I shkarkoni përnjëherë. Unë mendoj që këtë vendim ju është dashur që ta merrni me një mendësi pak më të mirë për Kosovën”, ka thënë ajo.

Më tutje Shoshi e pyeti Gërvallën se a i dinë procedurat për emërimin e ambasadorëve dhe se a ka afate që deri në gusht të emërohen edhe të rinjtë.

Ndaj këtyre deklaratave të Shoshit ka reaguar Gërvalla. Ajo tha se i di procedurat, teksa tha se vet Shoshi i ka të paqarta dhe kundërthënëse pyetjet e saj.

“Normal që I di dhe nuk e di a po flasim dhe a vetëm po ndërhynë. Unë i dëgjojë rekomandimet tuaja dhe kur më pyesni mendoj që pyetjen e bëni seriozisht sepse ju intereson përgjigja. Është shumë tipke një diskutim I tillë që I njëjti person që thotë pse nuk I keni shkarkuar edhe konsujt politikë në pyetjen tjetër thoni pse i keni shkarkuar edhe ambasadorët politik”, ka thënë Gërvalla.

Shoshi I reagoi sërish ministres Gërvalla duke I thënë se po tenton që të tregojë papjekurinë e saj në politikën e jashtme.

“Këtu po du me tregu papjekurinë e juaj në politikën e jashtme”, ndërhyri deputetja e PDK-së.

“Ky është vlerësim i juaj”, I tha Gërvalla.

(Kosova Sot Online)