U nda nga motra e tij, kosovari kërcënon me thikë ish-dhëndrin në Austri

  • E.K /
  • 26 May 2021 - 08:07
 U nda nga motra e tij, kosovari kërcënon me thikë ish-dhëndrin në Austri

Në Linz të Austrisë, një bisedë midis dy personave të moshës 29 dhe 42 vjeç ka dalë nga kontrolli. Kosovari 29-vjeçar thuhet se e ka kërcënuar ish-dhëndrin e tij me thikë.

Sipas orf.at, arsyeja e përshkallëzimit të situatës mendohet të këtë qenë divorci martesor i 42-vjeçarit dhe motrës së kosovarit. (Identiteti i 42-vjeçarit nuk është bërë i ditur), shkruan albinfo.ch.

Pasi ishin thirrur policia, kosovari kishte ikur dhe shkuar te motra e tij. Atje ai u arrestua dhe u dërgua në burgun policor të Linzit.

(Kosova Sot Online)