OBSH: Varianti indian i koronavirusit është zbuluar në 53 vende

  • E.K /
  • 26 May 2021 - 08:37
 OBSH: Varianti indian i koronavirusit është zbuluar në 53 vende

Varianti i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Indi është raportuar zyrtarisht në 53 territore.

Kjo thuhet në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila gjithashtu ka marrë informacion nga burime jozyrtare se i ashtuquajturi variant indian u gjet në shtatë territore të tjera.

Sipas përditësimit epidemiologjik javor të agjencisë shëndetësore të Kombeve të Bashkuara, numri i përgjithshëm i vendeve me variantin indian shkon në 60.

(Kosova Sot Online)