Lexoni edhe:
Flamuri evropian mbush 35 vjet
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit – në raport me procedurën e ekstradimit, kundër të pandehurit Sh.H., i kërkuar nga autoritet e Sllovenisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale; prodhimi dhe trafikimi i paligjshëm i drogës së ndaluar, substancave të ndaluara në sport dhe e përbërësve paraprak për prodhimin e drogave të ndaluara të kryer nga grupi kriminal i strukturuar, shantazhi në tentativë, ushtrimi i dhunës, vepra të parapara edhe me Kodin Penal të Kosovës nga neni 273, 277, 329, e lidhur me nenin 28 si dhe neni 184 të Kodi Penal të Kosovës.
“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit – në raport me procedurën e ekstradimit, kundër të pandehurit Sh.H., e ka aprovuar si të bazuar, konform Neni 21 dhe 22 të Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, dhe konform dispozitave të KPPRK-së , të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dyzet (40) ditë, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 24.05.2021 deri me datën 02.07.2021”, njofton gjykata.
Flamuri evropian mbush 35 vjetLexoni edhe:
“Gjyqtari i procedurës paraprake në seancën dëgjimore, paraprakisht ka konstatuar konform Neni 6 par. 2 të Ligjit mbi Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar, se i kërkuari Sh.H., nuke gëzon statusin e azilit politik në Republikën e Kosovës dhe nuk është shtetas i huaj që gëzon imunitet nga ndjekja penale, dhe pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet, i cili dyshim rezulton nga provat të cilat janë bashkangjitur në shkresat e lëndës, andaj janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 21 dhe 22 të Ligjit mbi Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar, për caktimin e paraburgimit”.
“Sipas vlerësimit të Gjykatës, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse ekziston rreziku i ikjes apo shmangies nga përgjegjësia penale, pasi që i pandehuri Sh.H., për një kohë ka qenë i pa arritshëm për organet e ndjekjes së shtetit kërkues, ashtu që i njëjti është kërkuar prej vitit 2017 nga Interpoli sipas kërkesës së republikës së Sllovenisë, si i dyshuar për vepra të rënda penale për të cilat parashihet edhe dënueshmëria e lartë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e gjykatës.
(Kosova Sot Online)