Këshilltarja e Albin Kurtit i reagon deputetes gjermane që flet zi e terr për Kosovën

  • E.K /
  • 26 May 2021 - 10:48
 Këshilltarja e Albin Kurtit i reagon deputetes gjermane që flet zi e terr për Kosovën

Këshilltarja e kryeministrit Kurti, Fellanza Podrimja i ka reaguar deputetes gjermane të partisë së majtë, Zaklin Nastiq për komentet e saj propaganduese kundër Kosovës duke e pasqyruar si çerdhe të terroristëve.

Podrimja ka shkruar në Twitter se Nastiq është folëse e propagandës serbe.

“Zëdhënësja e politikës për të drejtat e njeriut, Zaklin Nastiq konsiderohet të jetë folëse e propagandës serbe. Demokracia në Kosovë shqetëson botëkuptimin e tyre. Urrejtja juaj për shqiptarët mezi është fshehur, fjalimet e tyre të kujtojnë agjitacionin çnjerëzor të regjimit të Millosheviçit. Mjaft”, ka shkruar Podrimja.

Reagim tjetër ndaj deputetes gjermane ka pasur edhe nga gazetari i FAZ, Michael Martens.

Michael Martens, gazetar gjerman, ka sfiduar deklaratat e deputetes së Bundestagut, Zaklin Nastiç, nga E Majta, e cila ka pretenduar se Kosova është “fortesë” e ISIS’it.

Martens, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Tëitter’, ka thënë se dëshiron të dijë se prej ku e ka marrë këtë informacion

“Zaklin Nastiç, shpresoj që nuk do të më bllokosh edhe mua si të tjerët, por desha t’i bashkangjitem pyetjeve të kolegëve. Në çfarë të dhënash, raportime apo gjetjesh mbështetet pohimi juaj, se Kosova është “fortesë e ISIS’it””, ka deklaruar ai.

Kurse, Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber, i ka reaguar deputetes majtiste gjermane Zaklin Nastiç për deklaratat skandaloze rreth Republikës së Kosovës.

Bieber ka pyetur se pse e majta gjermane duhet të jetë në një linjë me politikën e jashtme të Rusisë?

“Pse e majta është në linjën e Putinit sa i përket politikës së jashtme. “ krijim ilegal i fuçisë së barutit” është deklarata injorante, arrogante dhe e gabuar. Ju s’mund të bëni politikë të jashtme me një gjë të tillë. Partnerët e koalicionit janë AFD dhe FPÖ për një linjë të tillë”, ka shkruar Bieber.

Ajo ka drejtuar gishtin drejt ish-presidentit Thaçi, për të cilin thotë se ka një rrjet organizativ kriminal, i cili është ende aktiv në Kosovë.

“Ish-presidenti Hashim Thaçi, i njohur me nofkën “gjarpri” në UÇK, është duke u gjykuar në Gjykatën Speciale në Hagë, që është një gjë e mirë. Sipas raportit të Shërbimit Inteligjent Federal të 2005’ës, “Ai kontrollon një rrjet kriminal në Kosovë””, ka thënë ndër të tjera ajo.

(Kosova Sot Online)