Lumir Abdixhiku: Kurtit ia bëmë një qartësim, një kërkesë dhe një ofertë

  • G.G /
  • 26 May 2021 - 12:33
Lumir Abdixhiku: Kurtit ia bëmë një qartësim, një kërkesë dhe një ofertë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të tregojë pozicionin dhe qëndrimin e qeverisë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

I pari i LDK-së theksoi se për Kurtin kanë pasur edhe një qartësim për sa i përket çështjes së dokumenteve të dialogut, për të cilat Kurti po pretendon se nuk i ka marrë të tëra nga ish-kryeministri Avdullah Hoti.

“Sot e mbajtëm takimin e parë së bashku me nënkryetarin e partisë, z.Lutfi Haziri me kryeministrin Kurtin dhe zëvendësin Bislimi. Biseduam për çështjen e dialogut. Kryeministri na njoftoi për qëndrimin e tij për këtë proces dhe për pritjet. Ne e bëmë që ka të bëj  e dokumentet që janë dorëzuar tek kryeministri, nga qeveria e kaluar. I rikonfirmuam edhe një herë që të gjitha dokumentet që i ka pasur qeveria e kaluar i janë dorëzuar kryeministrit. Nëse nuk i kanë ose i kanë humbur le t’i kërkojnë sërish”, deklaroi Abdixhiku.

Më tutje ai bëri të ditur se Kurtit i kanë dorëzuar edhe një ofertë me qëndrimin politik të LDK-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“E bëmë një kërkesë që qeveria të tregojë pozicionin politik dhe ta prezantojë në Kuvend. Kosova  duhet të dijë se cili është qëndrimi i qeverisë në dialog dhe po presim një pozicionim të tillë”, deklaroi ai.

“E bëmë një ofertë ku i dorëzuam kryeministrit një dokument mbi pozicionin politik që Qeveria e Kosovës duhet ta ketë. Kryeministri e ka një dokument. , pozicionin politik të LDK-së që duhet ta trajtojë në dialog në Bruksel. Ky dokument përmban parime që Kosova duhet t’i mbroje”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)