“5 yje pasi ekzekutova…” – Arrestohet i riu që e kërcënoi presidentin Joe Biden

  • E.K /
  • 27 May 2021 - 11:16
 “5 yje pasi ekzekutova…” – Arrestohet i riu që e kërcënoi presidentin Joe Biden

Një i ri nga New Mexico akuzohet për kërcënim ndaj Presidentit të SHBA, Joe Biden dhe disa të tjerëve. John Benjamin Thornton është akuzuar për dërgimin e masazheve kërcënuese.

Mesazhet e siguruara si provë penale përfshijnë deklarata se ai “ishte duke udhëhequr ushtrinë revolucionare”, një referencë e dukshme për grupin anti-qeveritar.

John Benjamin Thornton në mesazhet e tij e quan veten “Gjeneral revolucionar i luftës” dhe ka shkruar “5 yje pasi ekzekutova Joe Biden për tradhti”.

Hetuesit e FBI-së nuk identifikojnë në dokumentin e akuzës se kush i mori mesazhet e dërguara nga Thornton ose nëse kishin ndonjë lidhje paraprake me të.

CNN ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për një koment. Sipas të dhënave, Thornon po mbahet në burgun “Doña Ana”.

Ai do të paraqitet në seancën gjyqësore të premten në mëngjes, 28 maj, raporton CNN.

(Kosova Sot Online)