SHSKUK deklarohet pas tollovisë së krijuar në QKUK

  • E.K /
  • 27 May 2021 - 12:26
 SHSKUK deklarohet pas tollovisë së krijuar në QKUK

Në mëngjesin e sotëm, pacientë të shumtë janë parë të grumbulluar në ambulancat specialistike në QKUK.

Në kohën kur po përballemi me pandeminë COVID-19, grumbullime të tilla janë vlerësuar shqetësuese për përhapjen e virusit.

Ndërsa, pas tollovisë së krijuar, nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës kanë deklaruar se situata e krijuara para ambulancave specialistike në QKUK ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të tërmineve për kontrolle mjekësore.

Nga SHSKUK kanë thënë se kanë angazhuar staf shtesë shëndetësor dhe administrativ për të mbuluar të gjitha kërkesat.

Njoftimi i plotë:

Sqarim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ju sqaron se situata e krijuar sot para ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë ardhur si pasojë e mos respektimit të termineve për kontrolla mjekësore.

SHSKUK ka angazhuar staf shtesë shëndetësor dhe administrativ për të mbuluar të gjitha kërkesat, prandaj asnjë qytetar nuk do të privohet nga e drejta për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore-ambulantore.

Pavarësisht zvogëlimit të numrit të rasteve me COVID-19, me qëllim të shmangies së situatave të tilla dhe mundësisë së përhapjes së infeksionit, SHSKUK fton të gjithë qytetarët që të respektojnë terminet për kontrolla mjekësore dhe masat anti covid.

Ju lutemi, vendoseni maskën dhe mbajeni distancën!

(Kosova Sot Online)