Ramush Haradinaj nuk e njeh Faton Pecin: A jeni ju?

  • E.K /
  • 27 May 2021 - 12:37
 Ramush Haradinaj nuk e njeh Faton Pecin: A jeni ju?

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka habitur me veprimin e tij në Kuvendin e Kosovës.

Ai nuk e ka njohur ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Haradinaj ka thënë se ka një pyetje për ministrin Peci, por ka thënë se nuk po e sheh në Kuvend.

“Ju jeni a po? Mirë, desha të ju pyes nëse do të keni mundësi të paguani ratën e dytë të subvencioneve që i ka nisur Qeveria Hoti paraprakisht, me Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike”,  është shprehur Haradinaj.

(Kosova Sot Online)