Në Serbi mbi 45 për qind e të rriturve janë vaksinuar kundër koronavirusit

  • E.K /
  • 27 May 2021 - 14:53
 Në Serbi mbi 45 për qind e të rriturve janë vaksinuar kundër koronavirusit

Në Serbi deri më tani 45,3 për qind e popullatës së rritur është vaksinuar kundër koronavirusit të ri (COVID-19). Kështu tha kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.

Ajo tha se kjo nuk është e mjaftueshme për imunitetin kolektiv dhe u bëri thirrje të gjithëve, veçanërisht të rinjve, që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Brnabiç në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd priti gjysmë milioni doza të vaksinave kineze Sinopharm.

“Me pritjen e kontingjentit të vaksinave kineze, i cili arriti në aeroportin ‘Nikola Tesla’ këtë mëngjes, të gjitha vaksinat e dakorduara me Sinopharm mbërritën, që është 4,2 milionë doza, në përputhje me marrëveshjen”, deklaroi Brnabiç.

(Kosova Sot Online)