“Pas emisionit je i vdekur”, Milaim Zeka thotë se është kërcënuar me jetë

  • E.K /
  • 28 May 2021 - 11:08
 “Pas emisionit je i vdekur”, Milaim Zeka thotë se është kërcënuar me jetë

Gazetari Milaim Zeka ka bërë të ditur se është kërcënuar në rrjetet sociale.

Zeka ka thënë se përmes një videoje në Tik-Tok është kërcënuar nga një person i cili thotë: “Pas emisionit të fundit je i vdekur”.

Zeka në Kanal 10 ka thënë se ky është kërcënim terrorist për shkak se po kërcënohet për shkak të mendimeve e analizave të tij.

Ai thotë se videoja është hequr, por policia tashmë e ka në dorë dhe po kryen hetimet.

(Kosova Sot Online)