Llapjani rrah fizikisht bashkëshorten dhe djalin, policia e liron

  • S.A /
  • 29 May 2021 - 08:53
Llapjani rrah fizikisht bashkëshorten dhe djalin, policia e liron

Policia ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij në Podujevë. Në raportin 24-orësh të PK thuhet se i dyshuari është shoqëruar për në stacionin policor dhe pas intervistimit palët janë liruar.

“Podujevë 28.05.2021 – 08:30.Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull  kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )