Gjilan: Nëna kanoset nga djali i tij

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 09:20
Gjilan: Nëna kanoset nga djali i tij

Të enjten një person është arrestuar, i cili pas një zënke verbale që kishte pasur me nënën e tij, e kishte kanosur atë si dhe kishte filluar të demolonte orenditë e shtëpisë.

Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën -nënën e tij, kishte kanosur atë dhe kishte filluar të demolonte orenditë e shtëpisë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)