Përndiqte vazhdimisht të miturën, arrestohet 21-vjeçari

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 10:07
Përndiqte vazhdimisht të miturën, arrestohet 21-vjeçari

Nuk e linte rehat prej kohësh duke u kthyer në shqetësim të vazhdueshëm për mjë vajzë të mitur, e cila ka marrë guximin dhe e ka denoncuar.

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 21-vjeçar pas denoncimit nga familjarët e vajzës.

Sipas të dhënave zyrtare, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K, 21 vjeç, banues në Selenic, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 13 vjeçare.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)