Harris lëshon një shaka para ushtarëve dhe qesh, por jo edhe ata

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 16:30
 Harris lëshon një shaka para ushtarëve dhe qesh, por jo edhe ata

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, e ka treguar një shaka rreth vajzave në forcën e Marinës, por si duket të pranishmëve nuk iu duk shumë qesharake ajo që tha numri dy i Shtëpisë së Bardhë.

Harris ishte gruaja e parë që mbajti fjalim në një ceremoni të akademisë së forcave detare. Ajo u sigurua që në këtë rast ta përmendte fuqizimin e grave dhe vajzave përderisa fliste para një grupi të sapodiplomuarve.

“Ju jeni inxhinierë elektrikë që së shpejti do të ndihmoni për t’i shndërruar energjinë diellore dhe energjinë e erës në fuqi, për t’i shndërruar energjinë e erës dhe energjinë diellore në fuqi luftimi”, tha Harris gjatë fjalimit.

Më tej, ajo vazhdoi: “Vetëm pyesni ndonjë marinse sot, a do të bartte më parë ajo 9 kilogramë bateri apo një panel solar të palosur dhe unë besoj që ajo do ta zgjedhte panelin solar, njësoj edhe ai.”

Pas këtyre fjalëve, Harris filloi të qeshte në mënyrën e saj të dalluar, por reagimi nga turma ishte shumë më i heshtur, shkruan Daily Mail.

Në prapavijë u dëgjuan disa duartrokitje të lehta, por shakaja e zonjës Harris u bë cak i postimeve në Tëitter, ku videoja e fjalimit është shikuar mbi 500 mijë herë.

(Kosova Sot Online)