Shpresa e luftimit të krimit dhe korrupsionit në qeverinë Kurti

Shpresa e luftimit të krimit dhe korrupsionit në qeverinë Kurti

Hajrullah Tërnava

  • 29 May 2021 - 16:11

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Institucionet dhe organet shtetërore, kur premtuan në të kaluarën për sukseset të cilat duhen ti arrijnë si qëllimeve të tyre, se do ti luftojnë të gjithat të këqijat e vendit, gjatë qeverisjeve të tyre, dhe nuk i përmbushën ato premtime ndaj qytetarëve të tyre, tani ato premtime u shndërruan në mashtrim, dhe këto organe të kapura të drejtësisë në Kosovë, prokuroria dhe gjykatat, po bëhen ndër mashtruesit më të mëdhenj dhe ordiner, me zotimet e rrejshme e mashtruese të tyre të kahershme në kinse luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit, si institucione ligj zbatuese, pasi pikërisht rastet që ndërlidhen me veprat e kësaj natyre presin me vite neper sirtarë, vjetërsohen dhe parashkruhen, prandaj edhe matjet e performancës së tyre në këtë pikë nga të gjitha analizat dhe raportet, po e japin rezultatin ë kundërt.

Edhe pse çdo ditë është folur nga qeveritë e mëparshme për luftën kundër korrupsionit, asnjë zyrtar i lartë i pushtetit nuk ka përfunduar në pranga dhe nuk është raportuar për konfiskim të pasurisë̈ së plaçkitur ndaj shtetit dhe qytetareve, dhe me këtë po dëshmohet me fakte se shteti gjithnjë deri me këtë Qeveri qe posa e ka fillua qeverisjen e saje, ka qenë i kapur nga kokat e krimit e të “mëdhenjve” prandaj tani e kemi gjendjen të tillë sikur po e vërejmë dhe po ballafaqohemi me të tani. Deri më tani kjo drejtësi e kapur dhe e kalbur është duke ia bërë avokatinë dhe mbrojtjen më të fuqishme mbrojtëse krimit të organizuar të lidhur më nëntokën e politikes së inkriminuar, duke i mbrojtur vazhdimisht të gjithë të ashtuquajturit “peshqi të mëdhenj”, në Kosovë, që janë koka të larta në politikë dhe suita vartëse përreth tyre, duke filluar prej ish kryetarëve të shtetit, ish- kryeministrat, ish- kryetarët e Kuvendit, ish- kryetarët dhe kryetaret aktuale të komunave, ish-ministrat, deputetet e deri tek ata më të vegjlit në pozita zyrtare të dhuruara nga shefat e krimo- politikes.

Duke e pasur situatën e qartë në të cilën tani gjendet Kosova, tani duhet të caktohet në të ardhmen, ekip i prokurorëve profesional të veçantë, e jo rrogëtar të kryetarit e kryeministrit, të cilët do të merren ekskluzivisht me përcjelljen e detajuar, hetimin e prejardhjes, dhe grumbullimit të e atyre pasurive të krijuara të cilat as që mundë të paramendohen si të tilla, milionëshe, të krijuara nga të ardhurat e një̈ shteti të varfër sikur është Kosova. Prandaj te gjitha deklarimet e ish pushtetarëve për gjoja luftë kundër korrupsionit, ishin gënjeshtra dhe mashtrime, dallavere, falsifikime, trillime, sabotime me vrazhdësi, për ti mbuluar kërcënimet, dhunën, zhvatjen, reketit dhe privilegjet e panumërta që ju kanë sjellë atyre derdhje të financave shtetërorë, pa mbulesë e pa meritë e cila duhet dhe do të zbardhet e konfiskohet vetëm pasi të jetë hartuar dhe filluar së zbatuari ligji për konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme i iniciuar së fundi nga Ministria aktuale e drejtësisë, nga Qeveria Kurti 2, dhe sikur që i kanë dhënë premtimet që duan luftojnë të gjitha të këqijat, dhe sikur e ka filluar punën kjo Qeveri tani, dhe me aktualitetet që po zhvillohen në favor të Kosovës, edhe qytetaret duhet të jenë optimist se shumë të mira në të ardhmen do e presin Kosovën, me lejimin e Liberalizimit të vizave së shpejti, dhe në një periudhe jo të largët edhe anëtarësimi në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".