Zjarri shkrumbon furrën e bukës, evitohet përhapja në bizneset e tjera

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 17:00
Zjarri shkrumbon furrën e bukës, evitohet përhapja në bizneset e tjera

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë paraditen e sotme një furrë buke në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit. Fatmirësisht punonjësit e furrës kanë përdorur menjëherë sistemin e mbrojtjes nga zjarri dhe më pas në ndihmë të tyre ka shkuar shërbimi zjarrfikës.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Zjarri sipas burimeve zyrtare ka rrezikuar edhe objektet ngjitur me të por falë ndërhyrjes në kohë është evituar përhapja e flakëve përreth furrës e cila rezulton në pronësi të shtetasit Daniel Serica.

(Kosova Sot Online)