Ky vend relakson rregullat e planifikimit familjar për të lejuar tre fëmijë për çift

  • E.K /
  • 31 May 2021 - 10:44
Ky vend relakson rregullat e planifikimit familjar për të lejuar tre fëmijë për çift

Kina relakson më tej politikën e planifikimit familjar pasi një regjistrim tregon se popullsia e saj po plaket me shpejtësi, thotë media shtetërore Xinhua, duke cituar një takim të komitetit elitar të udhëheqjes së Byrosë Politike të Kinës të organizuar nga Presidenti Xi Jinping.

Siç bën me dije media shtetërore, Kina do të mbështesë çiftet që dëshirojnë të kenë një fëmijë të tretë.

Zbatimi i politikës dhe masat e saj përkatëse mbështetëse do të ndihmojnë në përmirësimin e strukturës së popullsisë të Kinës që ti përgjigjen në mënyrë aktive plakjes së popullsisë dhe të ruajnë përparësitë e burimeve njerëzore të vendit.

Politika familjare dhe politika për një fëmijë në Kinë hyri në fuqi gradualisht në vitet 1970 për të marrë nën kontroll popullatën e vendit që rritej me shpejtësi dhe nëpërmjet këtij ligji familjet që jetojnë në qytet janë të kufizuar me lindjen e vetëm një fëmije. Ndërsa për familjet të jetojnë në rajonet rurale është e lejuar fëmija i dytë në rast nëse fëmija i parë është vajzë.

(Kosova Sot Online)