Zbulohet plani: Pas Izraelit, kështu do ta sjell Amerika edhe njohjen...

Zbulohet plani: Pas Izraelit, kështu do ta sjell Amerika edhe njohjen...
Zbulohet plani: Pas Izraelit, kështu do ta sjell Amerika edhe njohjen...

Faik Krasniqi

  • 31 May 2021 - 07:31

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

Njohja nga Greqia është shumë e rëndësishme për Kosovën. Kjo njohje do të hapte rrugën që edhe shtetet e tjera të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë. Për integrimet evropiane do të ishte një hap pozitiv për Kosovën, por edhe goditje apetiteteve të Serbisë në raport me Kosovën. Gjate bisedimeve në Bruksel do të ishim më të relaksuar.

Nuk mundë të them me siguri se a do të ndodhë njohja nga Greqia, por SHBA-të mundë ta shtyjnë që të ndodhë kjo gjë, ashtu siç vepruan me Izraelin. Edhe pse për SHBA-të asgjë nuk është e pamundur, prapë se prapë jam skeptik. Greqia edhe pse nuk na ka njohur si shtet, kurrë s'ka qenë pengesë për shtetin e Kosovës.

As në lidhje me dialogun nuk kanë mbajtur anën e Serbisë. Madje as për liberalizim të vizave nuk ka qenë kundër. Shumica e deputeteve grek në Parlamentin evropian kanë votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Mua më shqetësojnë qëndrimet e Francës, edhe për vizat por edhe për dialogun. Konsideroj që SHBA duhet të merret me Francën, e cila përveç që po mban anën e Serbisë, është bërë pengesë për çdo gjë sa i përket Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".