Dolën në ballkon për t'u grindur, çifti ranë nga kati i dytë

  • E.K /
  • 31 May 2021 - 12:01
Dolën në ballkon për t'u grindur, çifti ranë nga kati i dytë

Një çift rus, kanë rënë nga ballkoni në momentin që po bënin sherr.

Sipas mediave të huaja, çifti rus përfundoi në trotuar, pasi kangjellat u shkëputen nga pesha.

Siç shihet në videon e publikuar nga Olga Volkova dhe Yevgeny Karlagin, të dy 35 vjeç, nga Shën Petersburg shfaqen duke u grindur me njëri-tjetrin, kur vetëm pas disa sekondash kanë rënë në trotuar.

Në pamjet e kapura nga një kalimtar, çifti hidhen papritmas nëpër kangjella para se të përplasen në betonin poshtë.

Ata u dërguan me urgjencë në spital me dëmtime serioze, por pa rrezik për jetën.

(Kosova Sot Online)