Pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit!

Pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit!

Hajrullah Tërnava

  • 31 May 2021 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Pa një luftim të vërtetë të krimit në përgjithësi situata në Kosove nuk mundë të ndryshohet sepse çka është më e keqja krimi në përgjithësi ka lëshua “rrënjë” në Kosovë aq thellë sa që detyrë e kësaj qeverie është, dhe sikur e kanë  dhënë premtimin, se duhet ta luftoj krimin pamëshirshëm, gjë që për këtë do e këtë përkrahjen e qytetarëve të saje dhe faktorit ndërkombëtar.

 Tani kjo Qeveri vetëm sa e ka fillua punën dhe të shpresojmë se në të ardhmen do ti ndërmerr ato veprimet më të ashpra në përputhshmëri me ligjet e Kosovës, që ta luftoj krimin në përgjithësi, që tani mbetet të bindemi për ato premtimet e dhëna në  fushatë të zgjedhjeve, që do ti luftoj të gjitha të këqijat e këtij shteti. Me qëllim që të arrihen rezultate të prekshme në luftën kundër mafies, krimit e korrupsionit nga kjo qeveri, duhet edhe një kohe e konsiderueshme që të presim, që një efikasitet të  saj ta dëshmoj me kohë, sepse për ta luftuar krimin ashtu si duhet, duhet të kaloj një kohë e tërë s’paku për mandatin ligjor që është i paraparë.

Është shumë e rëndësishme nga ata që i udhëheqin këto institucione, se sa do t’ia qëllojnë në përzgjedhjen e atyre personave të guximshëm dhe të pastër në gjyqësi, prokurori, polici që do ti prijnë zbulimit dhe luftimit të krimit në përgjithësi. Dhe nëse do të ketë rastet që dikush është emëruar në poste të tilla e që një kohe nuk tregon rezultate të zbardhjeve të rasteve në fjalë, menjëherë duhet të ndërrohet ai person dhe të emërohet tjetri që ka afinitet dhe trimëri, prandaj paraprakisht nuk duhet të bëhen gabime që në vende përgjegjëse të këtyre institucioneve të emërohen njerëz q se njohin shërbimin e sidomos atë policor dhe jo vetëm se njohin, por edhe që janë trima, të pastër moralisht dhe materialisht me shkollime adekuate profesionale.

Prandaj s’është për tu habitur si ka evoluar dhe nuk po ndalet krimi i organizuar në Kosovë, sepse ende edhe pse kaloj kjo kohë nga qeverisja e tanishme, ende diç e rëndësishme nuk është ndërmarr në zbulimin apo parandalimin e veprave kriminale, përpos zbulimit te 400 kg droge dhe sasisë të konsiderueshme të cigareve, në bashkëpunim edhe me ndërkombëtarët, prandaj po ndodh që strukturat primitive dhe të dhunshme kriminale u kthyen në organizata aq të komplikuara, të cilat investojnë̈ kinse në biznese të “ligjshme” të mafio-oligarkëve, e përmes të cilëve e bëjnë̈ pastrimin e parave të pista, si në Kosovë po ashtu edhe në Parajsa Fiskale, si dhe në promovimin e njerëzve pranë tyre në ish-krimo-politikën e vendit për ta kontrolluar drejtësinë e kapur dhe shndërruar atë madje në avokati të mbrojtjes.

Është e kuptueshme tani pse janë bërë NJË krimo-politika me organizatat kriminale të nëntokës brenda në Kosovë dhe jashtë Kosovës, sepse kur është dashur të luftohet krimi që nga funksionimi i shtetit,  që nga viti 2000 e sidomos nga shpallja e pavarësisë nga viti 2008, prej njerëzve që e kanë udhëhequr shtetin në poste të rëndësishme të  institucioneve, që i kanë emërua njerëzit e dëgjueshëm poltrona, që e kanë pasur të vetmin qëllim të pasurimit të tyre, prandaj jemi këtu ku jemi tani. Të gjitha rrethanat na qojnë me nënkuptua se është, në fakt NËNTOKA MAFIOZE me mafio-oligarkët janë në lidhje aq të fortë mes aktiviteteve të paligjshme që i kanë pasuruar dhe i pasurojnë, si dhe atyre gjoja të ligjshme, përmes të cilave qarkullojnë dhe pastrojnë̈paratë.

Tani për luftimin e krimit sidomos të deritanishëm, duhet vepruar në vetë institucionet që duhet ta luftojnë krimin,  së pari  te gjykatat, dhe prokuroritë, që janë lidhur në këtë rreth tepër kriminal, dhe duke mos u marrë fare me mafio-oligarkët, dhe as me krimo-politikanët e lidhur me ta si dhe nëntokën, por edhe në rast se ndonjë rast i vogël dhe jo i rëndësishëm hapet, atëherë flitet vetëm për dënime qesharake. Derisa krimi i organizuar i nëntokës në Kosovë i ka në duar te veta krimo-politikën, dhe të gjitha institucionet në nivel qendror dhe lokal, ku zyrat e prokurorive dhe të gjykatave janë shndërruar në zyra avokatie në të tre nivelet/shkallët, Kosova do të vazhdoj të mbetet vetëm si një “ oazë “ e krimit të organizuar dhe të mirë strukturuar në institucionet e shtetit. Pa një luftim të vërtetë të krimit në përgjithësi situata në Kosove nuk mundë të ndryshohet sepse çka është më e keqja krimi në përgjithësi ka lëshua “rrënjë” në Kosovë aq thellë sa që detyrë e kësaj qeverie është, dhe sikur e kanë  dhënë premtimin, se duhet ta luftoj krimin pamëshirshëm, gjë që për këtë do e këtë përkrahjen e qytetarëve të saje dhe faktorit ndërkombëtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".