Ngjarje e pazakontë: E goditi me grusht të miturin vetëm sepse po kërcente, dënohet me 7 vite burg

  • E.K /
  • 31 May 2021 - 12:11
Ngjarje e pazakontë: E goditi me grusht të miturin vetëm sepse po kërcente, dënohet me 7 vite burg

28-vjeçari Cedric Moore Jr nga Misuri, është dënuar me 7 vite burg pasi u shpall fajtor për sulm të shkallës së dytë ndaj një 12-vjeçari.

Moore është filmuar duke zbritur nga një fuoristradë e zezë në qendër të qytetit, ku ka goditur pabesisht me grusht të miturin i cili po kërcente në trotuar pranë mësuesit të tij.

Si pasojë e goditjes, 12-vjeçari përfundoi me tronditje dhe hundë të përgjakur.

Video e sulmit u bë virale pasi u postua në internet dhe nxiti mbledhjen e gati 17 000 dollarëve për studion e vallëzimit, si dhe çdo shpenzim mjekësor që rezultoi nga sulmi.

(Kosova Sot Online)