U rrëzua nga 200 metra lartësi, humb jetën 60- vjeçari

  • E.K /
  • 31 May 2021 - 12:28
U rrëzua nga 200 metra lartësi, humb jetën 60- vjeçari

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Tepelena ku një 60-vjeçar në Nivicë ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pasi u rrëzua në një humnerë.

Mësohet se Ali Beta na Vasjari është rrëzuar nga 200 metra lartësi e për pasojë nuk mundi të mbijetojë.

Ndërkohë trupi i tij vijon të mbetet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet që sot të shkojnë forcat speciale për ta nxjerrë.

(Kosova Sot Online)