Peshkaqeni gjigant i tremb turistët

  • E.K /
  • 31 May 2021 - 12:44
Peshkaqeni gjigant i tremb turistët

Një peshkaqen tepër i madh i ka trembur turistët në Oqeanin Atlantik, pasi ai u pa duke u afruar rreth e përqark anijes.

Muzikanti Alex Albrecht publikoi një video të peshkaqenit në TikTok dhe ajo mblodhi 49 milionë shikime brenda pak ditësh.

Videoja është bërë në Oqeanin Atlantik, jo shumë larg bregdetit të Irlandës. Për shkak të madhësisë së tij, peshkaqeni i ngjante një megalodoni, një specie prehistorike e peshkaqenit që u zhduk 23 milionë vjet më parë, e cila mund të rritet deri në 18 metra madhësi.

Por shumë e kanë njohur peshkaqenin gjigand në këtë ekzemplar mbresëlënës, i cili është specia e dytë më e madhe e këtij peshku. Ai ushqehet me plankton, nuk është agresiv dhe janë të padëmshme për njerëzit.

(Kosova Sot Online)