Totaj: Pres zgjedhje të jashtëzakonshme, pas zgjedhjeve lokale

  • A.P /
  • 01 June 2021 - 00:02
Totaj: Pres zgjedhje të jashtëzakonshme, pas zgjedhjeve lokale

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totja, ka thënë se PDK’ja nuk do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme të paktën deri në zgjdhje lokale.

Për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në PDK, Totaj tha se do të mbahen pas zgjedhjeve lokale të cilat mbahen në tetorin e këtij viti.

“Pres zgjedhje të jashtëzakonshme në PDK, por pas zgjedhjeve lokale”, është shprehur Totaj.

Ndërsa për situatën politike në Prizren, Totaj ka thënë se kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, çkado që ka prekur e ka bë keq.

“Zgjedhjet nacionale kanë qenë një eufori. Për zgjedhje lokale në Prizren, ne do të votojmë ndryshimin, ndryshimin ata e shohin në degën e PDK’së. Kryetari Haskuka nuk e ka sjellë një ndryshim që e ka premtu me aq shumë pompozitet. Haskuka pak ose hiç gjana mundesh me i gjetë që i ka ba keq”, ka deklaruar ai.

“Çka ka prekë me dorë ka ba keq. Çdo tentim të implementimit të çkado qoftë ajo ka bë keq. Kemi pasur për 3 vite afro 20 milionë deficit buxhetor, degradim të jetës kulturore, kemi pasur probleme serioze me korrupsion. Të gjitha këto Prizreni nuk i ka merituar në asnjë mënyrë”, ka thënë tutje Totaj.

(Kosova Sot Online)