Haxhi Avdyli dhe Armend Zemaj përplasen për specializimet e mjekëve

  • E.K /
  • 01 June 2021 - 10:35
 Haxhi Avdyli dhe Armend Zemaj përplasen për specializimet e mjekëve

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj dhe ai i VV-së, Haxhi Avdyli janë përplasur në komisionin për shëndetësi lidhur me numrin e specializantëve që janë dhënë nga Ministria e Shëndetësisë kur ajo udhëheqej nga Armend Zemaj.

Avdyli tha se impakti i këtyre specializantëve do të shihet pas 6 vjetëve.

“Në kohë të pandemisë të ipen specializime 1500, këtë do ta shohim si problem pas 6 vjetëve dhe do ta shohim impaktin e këtyre specialistave. Këta specializanta nuk do të kenë mundësi të specializohen sepse janë aq shumë sa nuk kanë dhoma për ta kryer specializimin”, ka thënë Avdyli.

Për këtë i është kundërpërgjigjur Zemaj duke i thënë Avdylit se është rrenë ajo që po flet.

“Është rrenë, logjika jote e ka shkatërru me qenë ti i vetmi specialist”, ka thënë Zemaj.

Kurse Avdyli i ka thënë Zemajt se nuk e di si funksionon specializimi pasi që vjen nga fusha e Juridikut.

“Kjo tregon që ju nuk dini, sepse vini nga Juridiku dhe nuk e dini se si edukohet nëj specialist”, ka thënë Avdyli.

(Kosova Sot Online)