Dialog për njohje me Serbinë po, kompromis jo!

Dialog për njohje me Serbinë po, kompromis jo!
Dialog për njohje me Serbinë po, kompromis jo!

Muhamet Kelmendi

  • 01 June 2021 - 07:54

Shkruan: Analist - Muhamet Kelmendi

Në dialogim duhet mbrojtur Republikën e organizimin e saj të brendshëm. Asnjë kompromise nuk duhet bërë ku dëmtohet organizimi i pushtetit dy shkallësh brenda vendit. Kuptohet se tërësia territoriale është e paprekshme. Për mua nuk ka Kosove pa Ujman, Mitrovicë dhe Trepçë. Në çfarëdo transaksioni politik me territor këto tri qendra janë të pa prekshëm.

Çështja e liberalizimit të vizave nuk rrjedhe nga mos përmbushja e kërkesave të paraqitura për liberalizim. Si qeveritë e kaluara, ashtu edhe kjo, fare nuk kanë përgjegjësi për mos liberalizimin e vizave ndaj Kosovës. Të gjitha kushtet i ka plotësuar Republika. Madje shumë më mirë se të gjitha Republikat tjera të Ballkanit Perëndimor që e kanë liberalizimin e vizave. Fakti i mos liberalizimit nuk lidhet me asnjë çështje të brendshme. Nuk është as krimi dhe as korrupsioni. Nuk ishte as vija kufitare me Malin e Zi. Fakti i mos liberalizimit lidhet drejtpërdrejtë me dialogun Kosovë-Serbi. Këtu është baza kryesore e mos liberalizimit të vizave dhe këtu lypset dhe qëndron shkaku kryesor i mos liberalizimit.

Tash po vazhdon dialogu me shteti kriminal serb. Nga ky dialog do të varet liberalizimi. Nëse shkon dialogu në rrugën e BE-së vjen edhe liberalizimi. Dhe anasjelltas nëse ngadalësohet ose ndërpritet dialogu nuk ka as liberalizim të vizave edhe një kohe. Sa nuk dihet! Mirëpo Kosova në dialog nuk shkon për liberalizim të vizave. Në dialog Kosova i ka përcaktimet e veta të dialogimit. Është gjetja e të zhdukurve, përgjegjësia penale e krimit gjenodicial serb, dëmshpërblimi dhe rikthimi i mjeteve financiare të grabitura në Kosovë.

Këtu duhet përmendur edhe njohjen reciproke. Nuk ka asnjë temë për dialogim jashtë këtyre çështjeve. Këtej nuk ka shumë besim se do kemi liberalizim. Përfaqësuesit e BE-së si Borel dhe Lajqak janë të mendimit tjetër. Ata kanë dy baza: 1.Asociacionin serb dhe 2.Marrëveshjen për shkëmbim të territoreve. Temat tjera të cilat i ka Kosova nuk janë tema të tyre. Është vështirë që mbi atë bazë të ketë dialogim të suksesshëm. Këtu është edhe baza kryesore e liberalizimit. Prej këtyre varet dialogu dhe liberalizimi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".