Një 9-vjeçare bie aksidentalisht nga ballkoni, dërgohet në spital

  • E.K /
  • 01 June 2021 - 11:43
 Një 9-vjeçare bie aksidentalisht nga ballkoni, dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 9- vjeçare ka rënë nga lartësia e ballkonit.

Në bulevardin “Migjeni”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte fëmija e mitur e moshës 9-vjeçare, e cila po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)