Fundi i lojës kriminale me pronat e shtetit të Kosovës, përgjegjësit në burg

Faik Krasniqi

  • 01 June 2021 - 07:47

Shkruan: ANALISTI- Faik Krasniqi

Përveç dënimit të gjitha pronat që janë shitur me çmime qesharake, duke përfshirë edhe tokën e shitur, t'i kthehen shtetit dhe shitja të bëhet tek njerëzit që e zhvillojnë sektorin ekonomik dhe bujqësor, dhe jo tek ata që këto prona i kanë blerë për të fituar dhjetëra herë më shumë. Nëse nuk bëhet kjo çdo gjë është e kotë. Nuk ka arsyetime nga ana e qeverisë nëse nuk e bën këtë gjë, dhe as nuk mund të shfajësohen ata që kanë bërë keqpërdorime. Burg për përgjegjësit dhe shtetit t'i kthehet pasuria. Pikë!

Është lajm i mirë shkarkimi i bordit të AKP-së, agjenci që është fajtore për shkatërrimin e ekonomisë dhe fuqizimin e kriminelëve përmes blerjes së pronës publike me çmime qesharake. Lajm akoma më i mirë është edhe shuarja e saj. Këtë e ka premtuar qeveria Kurti. Kjo agjenci ka qenë kriminale, ose gjithçka "1 euro". Bandat politike kanë blerë toka edhe për 1 euro ari. Por nuk mjafton vetëm shkarkimi i bordit të AKP-së, e as të shuarjes së saj, nëse përgjegjësit e shkatërrimit dhe shitjes së pronës publike nuk marrin dënimin e merituar.

Përveç dënimit të gjitha pronat që janë shitur me çmime qesharake, duke përfshirë edhe tokën e shitur, t'i kthehen shtetit dhe shitja të bëhet tek njerëzit që e zhvillojnë sektorin ekonomik dhe bujqësor, dhe jo tek ata që këto prona i kanë blerë për të fituar dhjetëra herë më shumë. Nëse nuk bëhet kjo çdo gjë është e kotë. Nuk ka arsyetime nga ana e qeverisë nëse nuk e bën këtë gjë, dhe as nuk mund të shfajësohen ata që kanë bërë keqpërdorime. Burg për përgjegjësit dhe shtetit t'i kthehet pasuria. Pikë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".